Reperit të njohur botëror që performoi në Kosovë i humb vathi i diamantit, kaq kushton
Publikuar:
(14.07.2022 10:48:22)

Performanca i shkoi mirë, por jo edhe qëndrimi në kryeqytetin e Kosovës.
Reperi me famë botërore, DaBaby, të hënën përformoi në një nga klubet e natës në Prishtinë.
Gjatë ditës së djeshme, ai ka postuar një video në rrjetin social “Instagram” duke njoftuar se i ka humbur vathi i diamantit i cili ka vlerën e 83 mijë dollarëve.

Më vonë, ai ka shkruar në rrjetin social “Twitter” – ku ka pyetur se: “Ndonjëri në Greqi, Paris apo Kosovë e ka parë vathin tim me diamant?”

Por, në momentin kur ai ka performuar në Prishtinë është parë se nuk e ka njërin vath, kështu që mund ta ketë humbur në dy shtetet tjera: Francë apo Greqi./Shqip.com