Sot varroset ish-kryeministri japonez pas atentatit ndaj tij

Mjera qytetarë kanë dalur rrugëve të Tokios për t’i dhënë lamtumirën e fundit ish-kryeministrit japonez, Shinzo Abe.
Funerali privat, i Abes ishte i hapur vetëm për miqtë dhe familjen e ngushtë, dhe u mbajt në tempullin e Ojojit më parë.
Siç raporton BBC, në Japoni është shpallur ditë zije dhe të gjithë flamujt janë në gjysmështizë.
Në këtë ceremoni, disa nga qytetarët po qëndronin me kokat e tyre ulë duke u lutur disa qanin ndërsa, shumë të tjerë bërtisnin “Faleminderit Abe” dhe “Mirupafshim Abe”.
Shumë qytetar i kanë thanë BBC-së se Abe u dha atyre një ndjenjë sigurie.

Po ashtu, një grua tha se gjatë ditëve të para të COVID-19, kur Abe ishte kryeministër, ajo ndjeu se ai e kishte trajtuar krizën efektivisht.
Abe u qëllua me armë, në lindje të Osakës, teksa mbante një fjalim të fushatës zgjedhore në rrugë.
Abe ishte kryeministri më jetëgjatë i pas-luftës i Japonisë dhe një nga politikanët e saj më me ndikim./Shqip.com