Ledri Vula merr urimin më të bukur nga e bija, Poem Blu i këndon për ditëlindje
Publikuar:
(10.07.2022 17:47:03)

Reperi i njohur kosovar Ledri Vula feston sot ditëlindjen.
Ai mbushi sot 36 vjeç, ndërkaq nuk munguan urimet nga miqtë, familja, ndjekësit si dhe partnerja.
Por, urimin më të mirë, Ledri duket se e mori nga vajza e tij Poem Blu.
një video të postuar në Instagram, vajza e reperit shfaqet duke i kënduar “Happy birthday to you” babi Ledrit, i cili këtë moment special e ka ndarë me të gjithë ndjekësit.
Kurse Sara Hoxha e ka uruar me disa fotografi të papublikuara më parë, krahas së cilave ka shkruar: “Gëzuar ditëlindjen shoku im më i mirë”.