Lajçak: Për korrikun jemi duke përgatitur një takim Kurti-Vuçiq
Emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se vizitat në Prishtinë dhe Beograd i ka bërë me qëllim të organizimit të takimit mes liderëvë të dy shteteve në Bruksel.
Lajçak në një intervistë për revistën serbe, tha se takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq për çështjen e dialogut mund të ndodh në korrik.
“Erdha në Prishtinë dhe Beograd me idenë që në korrik të përgatisim një takim mes presidentit Aleksandër Vuçiq dhe kryeministrit Aljbin Kurti, sepse besojmë se përveç nivelit të negociatorëve kryesorë që po funksionon, duhet të ngrihemi në niveli i liderëve”, tha ai për Nedeljnik, transmeton Tanjug.

Lajçak ka shtuar se edhe Vuçiq edhe Kurti janë të disponuar për një gjë të tillë.
Në anën tjetër, një ditë më parë, Vuçiq kishte mohuar zërat se do të ndodh një takim me Kurtin në Bruksel.
Sipas tij, një takim të tillë është duke e refuzuar Kurti.
Theksojmë se presidentja Vjosa Osmani gjatë vizitës në Lubljanë kishte paralajmëruar një takim mes liderëve në Bruksel./Shqip.com