Zanfina Ismaili ironizon me meshkujt që i depilojnë këmbët
Publikuar:
(29.06.2022 21:13:38)

Këngëtarja, Zanfina Ismaili ka disa vite që është larguar nga muzika.
Kjo pasi ajo ka dashur që të përkushtohet në profesion tjetër që ajo ka si ekonomiste.
Mirëpo, ajo vazhdon që të jetë shumë aktive në rrjete sociale.
Ajo po ashtu ka ironizuar edhe me djemtë që shkojnë në qendrat e solariumit dhe depilohen.
“Ka me t’rreh frajeri jem. Ai qe shkon n’solarium e i depilon këmbët a”, ishte mbishkrimi i artistes krahas imazhit.

Kujtojmë që Zanfina ka pesë vite që nuk ka sjellë ndonjë projekt të ri muzikor./SHQIP.com