Momenti kur Ledrit i rrëzohet torta e ditëlindjes në festën e Sarës
Publikuar:
(20.06.2022 11:24:07)

Sara Hoxha ka festuar dje ditëlindjen.
Blogerja dhe partnerja e Ledri Vulës pranoi urime të shumta për ditën e saj të veçantë.
Si çdo vit edhë kësaj radhe nuk mungoi organizimi i ditëlindjes ku pati shumë të ftuar, mes tyre edhe shumë fytyra të njohura për publikun.

Mirëpo, festa nuk kaloi pa incidente. Teksa Ledri po surprizonte Sarën torta i rrëshqet nga duart, gjë e cila shkaktoi shumë të qeshura dhe u tejkalua me puthje e përqafime nga çifti.
Përndryshe, Ledri e Sara janë prindër të një vajze të quajtur Poem./Shqip.com