Roksana Ibrahimi shpallet “Miss Universe Kosova 2022”
Publikuar:
(11.06.2022 08:33:26)

Finalja e “Miss Universe Albania & Kosova 2022” është mbajtur mbrëmë.
Kurorën e më të bukurës e ka fituar bukuroshja Roksana Ibrahimi-që më pas iu dorëzua kurora nga “Miss Universe Kosova 2020”, Tuti Sejdiu.
Në anën tjetër, Deta Kokomani është modelja tjetër që fitoi kurorën e “Miss Universe Albania 2022”.

Spektakli është dalluar me një pjesëmarrje të madhe dhe shumë emra të ftuar.
Spektakli edhe këtë vit u shoqërua me një sërë yjesh të tjerë që performuan e që ishin të pranishëm si: Anxhela Peristeri, Gena, DJ Miss Rose, Manjola Nallbani, Capital T etj./SHQIP.com