Reagon Caritas Kosova, thonë se ju keqpërdor emri

Gjatë ditës së djeshme deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi në një konferencë për media deklaroi se dy ministrat e Qeverisë Kurti kishin nënshkruar marrëveshje me Caritas Kosova dhe sipas Shoshit kjo marrëveshje ishte e kundërligjshme.
Lidhur më këto akuza ka reaguar edhe vetë Caritas Kosova ku janë shprehur se emri I tyre është keqpërdorur.
“Caritas Kosova është organizata e vetme e cila njihet nga Kisha Katolike në Kosovë si organizatë humanitare dhe e cila ka legjitimitetin për të vepruar me këtë emër. Prandaj, operimi i organizatave tjera në territorin e Republikës së Kosovës me emrin Caritas, konsiderohet nga ne si ndërhyrje flagrante në reputacionin dhe mandatin e Caritas Kosova” thuhet në reagimin e Caritas Kosova.
Këto akuza gjatë ditës së djeshme i kanë mohur edhe Donika Gërvalla po edhe Ministria e Zhvillimit Rajonal duke i cilësuar si të pa bazuara./Shqip.com
