Lajme

Reagon Gërvalla pas akuzave të PDK’së për keqpërdorim: Jo 1.1 milion po as edhe një cent

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla

Kryediplomatja Donika Gërvalla ka reaguar pasi Partia Demokratike e Kosovës e ka akuzuar sot të njëjtën dhe ministrin, Fitim Damka për keqpërdorimin e 1.1 milion eurove.

Ajo në një postim në Facebook ka thënë se nuk ka keqpërdoruar as edhe një cent.

“Jo 1.1 milion Euro, por as edhe 1.1 Cent”, ka shkruar Gërvalla.

Ndryshe sot gjatë ditës, deputetja e Partisë Demokratike e Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi ka hedhur akuza në drejtim të ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla dhe Ministrit të Zhvillimit Rajonal Fikrim Damka për keqpërdorimin e 1.1 milionë eurove.

Sipas Musliut, Gërvalla ka nënshkruar një memorandum bashkëpunimi në vlerë prej 1 milion euro të paligjshëm.

Lexo edhe:
Musliu-Shoshi: Ministrat Gërvalla dhe Damka keqpërdorën rreth 1.1 milion euro

Sipas Musliu kjo na bënë të kuptojmë që këtu kemi të bëjmë me një aferë korruptive.

“Fjala është për një “Memorandum Bashkëpunimi”, në mes të Ministrisë së Zhvillimit Rajonal dhe Caritas-it Zviceran, në bazë të së cilës, buxheti i Republikës së Kosovës shpenzohet kundërligjshëm në shumë prej 1 milion e 40 mijë euro. Kjo marrëveshje, është nënshkruar dhe tashmë është duke u realizuar por një gjë e tillë ka ndodhur vetëm pas pëlqimit zyrtar të cilin e ka nënshkruar Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla – Schëarz, e cila i ka hapur rrugë nënshkrimit të kundërligjshëm të saj, duke inkurajuar dhe lejuar kështu keqpërdorimin e rreth 1 milion e 40 mijë eurove.”, ka thënë deputetja Musliu-Shoshi.

Sipas Musliut ky memorandum bashkëpunimi është nënshkruar me 16 gusht të vitit 2021./SHQIP.com