Mohoi akuzat për keqpërdorim, deputetja e PDK-së i reagon sërish Gërvallës
Deputetja e PDK-së Ariana Musliu-Shoshi i ka reaguar kryediplomates, Donika Gërvalla Schwarz, pasi kjo e fundit tha se nuk ka keqpërdorur as 1.1 cent se lërë më 1.1 milion euro.
Musliu Shoshi i ka kërkuar Gërvallës që të demantoj me fakte se nuk ka pasur keqpërdorim.
“Të lutem demanto me fakte që nuk ka pas keqpërdorim nga ana juaj, na trego a është nënshkrimi juaj në dokument i vendosur? Po ashtu argumento që marrëveshja që ti ke nënshkruar hyn në kuadër të marrëveshjes për bashkëpunim ndërinstitucional dhe nuk është në kundërshtim me nenin 12 të Ligjit për Marrëveshjet Ndërkombëtare!”, ka shkruar Shoshi-Musli, duke e postuar dokumentin me të cilin gjatë ditës PDK akuzoi ministren Gërvalla e ministrin Fikrim Damka për keqpërdorim të 1.1 milion euro.
Pas konferencës së PDK-së ka reaguar ministrja e jashtme duke thënë se jo 1.1 milion euro por nuk ka keqpërdorur as 1.1 cent.
Ndryshe sot gjatë ditës, deputetja e Partisë Demokratike e Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi ka hedhur akuza në drejtim të ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla dhe Ministrit të Zhvillimit Rajonal Fikrim Damka për keqpërdorimin e 1.1 milionë eurove.
Sipas Musliut, Gërvalla ka nënshkruar një memorandum bashkëpunimi në vlerë prej 1 milion euro të paligjshëm.
Sipas Musliu kjo na bënë të kuptojmë që këtu kemi të bëjmë me një aferë korruptive.
“Fjala është për një “Memorandum Bashkëpunimi”, në mes të Ministrisë së Zhvillimit Rajonal dhe Caritas-it Zviceran, në bazë të së cilës, buxheti i Republikës së Kosovës shpenzohet kundërligjshëm në shumë prej 1 milion e 40 mijë euro. Kjo marrëveshje, është nënshkruar dhe tashmë është duke u realizuar por një gjë e tillë ka ndodhur vetëm pas pëlqimit zyrtar të cilin e ka nënshkruar Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla – Schëarz, e cila i ka hapur rrugë nënshkrimit të kundërligjshëm të saj, duke inkurajuar dhe lejuar kështu keqpërdorimin e rreth 1 milion e 40 mijë eurove.”, ka thënë deputetja Musliu-Shoshi.
Sipas Musliut ky memorandum bashkëpunimi është nënshkruar me 16 gusht të vitit 2021./SHQIP.com