Çiljeta në pritje të ëmbël? Zaimina Vasjari merr gjithë vëmendjen me komentin
Publikuar:
(01.06.2022 19:23:01)

Zaimina Vasjari ka organizuar sot një festë me rastin e 1 qershorit.
E ftuar në festën e saj ishte edhe Çiljeta Xhilaga bashkë me dy djemtë.
Këngëtarja ka publikuar në rrjete sociale foto me vogëlushin e Zaiminës, Kamarin.
“Gezuar 1 qeshorin te dashur femije! Ju gezoft shpirti tere jeten! P.s:Mmeqe kapa nja 2 foto me kete yllin e Zaimines, Kamar, se ata dy kapsollat e mi nuk kapen”, ka shkruar Çiljeta, teksa një koment i Zaiminës ka marrë të gjithë vëmendjen.
Ajo ka nxitur aludimet se Çiljeta mund të jetë në pritje të ëmbël. “Gjithsesi une hunden ta kam kapur per goce dhe po pres”, i ka shkruar Zaimina.
Nuk dihet nëse Çiljeta është shtatzënë apo ky vetëm një urim për të ardhmen e saj./Shqip.com
