Semi Jaupaj bie në grackën e “Piranjave”

Semi Jaupaj ka arritur famë të madhe për daljes nga Big Brother.
Ajo ka arritur që të jetë shumë e kërkuar, ndërsa së fundi ishte pjesë e “kamerës së fshehtë” të emisionit Piranje.
Për të futur në grackë Semin është bërë bashkëpunëtor i “lojës” shoku i saj i ngushtë Marsidi dhe një kompani abazhurësh, e cila kërkon ta bëjë imazh të sajin.
Semi e cila fillimisht është skeptike për këtë lloj të ri “pune”, ndryshon shumë shpejt mendim kur kupton se mund të fitojë goxha para.
Këtu nis e gjithë “malorja” e Semit, pasi punëdhënësi është një njeri mjaft i fiksuar nga Covid, aq sa në prezantimin e para mban në fytyrë dy maska kirurgjikale si dhe dorezat plastike.
Por nuk mbaron me kaq, “loja” nxehet edhe më shumë kur në skenë hyn motra “histerike” e pronarit të kompanisë.
Ndryshe, ajo është në përgatitje të dy këngëve të reja. Njëra nga to që në fillim flet për një ribashkim të një çifti.
Pretendimet e fansave janë se është dedikim për Donaldin dhe Borën./SHQIP.com