Vitamina që është thelbësore për ata që janë konsumues të duhanit dhe alkoolit

Si përdorimi i tepruar i alkoolit, ashtu edhe duhanpirja mund të pakësojnë rezervat me vitaminë C.
Për këtë, duhanpirësve dhe ata që përdorin alkoolin më shpesh, ju duhen më shumë vlera ushqimore dhe vitamina.
Sipas ekspertëve, personat e tillë duhet të marrin katër herë më shumë vitamina C sesa personat që nuk pijnë duhan e nuk përdorin alkool.
Duhet të përdorni një suplement me multivitamina dhe me minerale, të cilit i shtohet vitamina C, në mënyrë që të arrihet deri në 2000mg në ditë.

Frutat dhe perimet janë të mira për duhanpirësit, pasi ato janë të pasura me vitaminë C.
Vitamina C në veçanti ndihmon në forcimin sistemit imunitar. Ajo është gjithashtu e përfshirë në shumë procese metabolike dhe shërben si një bllok i rëndësishëm ndërtimi për indin lidhës, kockat dhe dhëmbët.
Sidoqoftë, meqenëse trupi nuk mund të prodhojë vetë vitaminë C të tretshme në ujë, ajo duhet të merret përmes ushqimeve.