Rozë

Vajza e ministrit Niko Peleshi i jep fund lidhjes me Romeo Veshajn, habit me deklaratat pas ndarjes

Aleksia Peleshi dhe Romeo Veshaj u shndërruan në një nga çiftet më të përfolua për pak kohë.

Ndërsa Romeo konfirmoi pak ditë më parë se është ndarë nga vajza e Niko Peleshit, Aleksia, kjo e fundit ka dhënë një intervistë për “Rudina”.

Aleksia, e pranoi hapur se është nxituar që e kishte bërë lidhjen publike, por sipas saj kjo erdhi pasi ata kishin arritur disa pika kyçe në marrëdhënie.

E pyetur nëse janë ndarë me mirëkuptim, Aleksia tha: “Jo le të themi thjesht që njerëzit ndryshojnë dhe ndjenjat po ashtu.”

Aleksia shtoi mes të tjerash se ata kishin planifikuar dhe martesën.

“Po. Bënim plane për martesë në të ardhmen e afërt, më prezantonte si të fejuarën. Ka takuar familjen time dhe këto ishin gjërat që më shtynin të kisha siguri dhe të mendoja që unë me këtë njeri i kam gjërat e finalizuara. Sa herë kam pasur probleme apo krisje kam menduar që janë gjëra që çdo çift i kalon. Ama, jam nxituar në këtë konkluzion sepse në fund të fundit unë jam vetëm 20 vjeç”, u shpreh ajo.

Pëndryshe, Aleksia njihet si vajza e ministrit Niko Peleshit./Shqip.com