Miriam Canit ia hakojnë Facebook-un, reagon Alban Skënderaj

Miriam Cani nuk po mundet më të postojë në profilin e saj në ‘facebook’.
Kjo për shkak se artistja shqiptare që nga dita e shtunë po përballet me sulmet kibernetike nga ‘hakerët’.
Lajmin e ka bërë të ditur bashkëshorti i Miriamit, Alban Skënderaj, i cili përmes një postimi në Facebook ka treguar se rasti ka ndodhur tash e disa ditë.
Në postimin e tij, Albani ka kërkuar falje edhe për përmbajtjen që po postohet në faqen e Miriam Canit në Facebook, duke thënë se kjo po bëhet nga hakerët të cilët kanë marrë në kontroll faqen e saj.
“Ju kërkojmë ndjesë për postimet e shpeshta dhe pa asnjë lidhje me Miriamin”, ka shkruar ai.

Përndryshe, Mirami nuk është e vetmja artiste shqiptare që ka rënë pre e sulmeve kibernetike, ato kohët e fundit janë shpeshtuar dukshëm./Shqip.com