“I pari bashkëfshatar që takojmë”, kush është artisti që takuan binjakët Veshaj?
Publikuar:
(01.05.2022 15:54:32)
Donald dhe Romeo Veshaj tanimë janë kthyer në dy personazhe mjaft të preferuara të publikut.
Pas një pauze të gjatë, binjakët Veshja janë sërish pjesë e ekranit, ku të premten kanë debutuar me emisionin e tyre “Më lër të flasë” në Top Channel.
Ata kanë arritur të krijojnë raporte të mira me shumicën estradës shqiptare. Por një nga ta e paskan edhe bashkëfshatar.
Flasim për Alban Skëderajn i cili qenka nga i njëjti fshat me binjakët Veshaj.

Kjo u kuptua në saje të mbishkrimit sipër fotos që postoi Romeo: Kush e njeh fshatin Vërmik?
U bëmë kaq vjeç dhe është i pari bashkëfshatar që takojmë”, shkroi ai.
Theksojmë se emisioni “Më lër të flasë” do jetë prezent çdo të premte./Shqip.com