Don Xhoni falenderon fansat: Krejt çka keni dëgju deri tani është pak prej asaj çka ka me ardh tutje

Xhonatan Isufi ndryshe i njohur me emrin artistik Don Xhoni dje ka shënua 2 vjetorin kur u bë pjesë e tregut muzikor shqiptar.
Në lidhje me këtë ai ka shkruar një status në instagram, duke treguar sukseset gjatë rrugëtimi 24 mujor të mbushur me shumë hite.
“Nuk kam nevojë me m’vlerësu ni individ ose ni media, puna doket, krejt e dijnë çka është bo për 2 VJET, e dijn që nuk ka arstist shqiptar që ka arrit prej 0 deri ku jom ardh këtë periudhë 24 mujorshe. Fact o 100%”, ka shkruar Don Xhoni.
Tutje, ai nuk harroi të falenderoi fansat e tij të cilët i kanë dhënë mbështetje dhe e kanë vlerësuar kaq shumë.

“Unë du me ju falenderu juve prej zemres qe besoni n’punen tem, që m’keni jap përkrahje e m’keni vlerësu aq shumë saqë m’keni jep vullnet me ardhë deri n’këtë moment që jom tu e shkru këtë sen, edhe besomni që kjo çka keni dëgju është shumë pak prej asaj çka kom me ardh e kam dhanë tutje…”, shkroi ndër të tjera Don Xhoni.
Ndryshe, “Crypto” është kënga e tij e fundit./Shqip.com