Rozë

Lëndohet Einxhel Shkira, publikon foton e gjakosur

Moderatorja Einxhel Shkira ka treguar se është lënduar.

Është vet ajo e cila tregoi gjurin e saj të gjakosur përmes një storie në instagram.

Einxhel ka shpërndarë fotografinë në Instastory, por nuk e ka treguar arsyen.

“Të marrin mësysh, edhe të ndodh diçka”, ka shkruar ajo përmbi foton e plagës.

Einxhel edhe gjatë qëndrimit në shtëpinë e “Big Brother VIP”, theu krahun duke rrezikuar edhe lënien e lojës.

Mirëpo, pavarësisht kësaj, ajo shkoi deri në finale dhe doli e treta në garën për çmimin e madh.

Ndërkohë, moderatorja po shijon lidhjen me DJ Dagz, të cilën e filluan brenda shtëpisë./Shqip.com