Rozë Ndërkombëtar

Arrestohet bashkëshorti i Angela Martini, pasi që modelja zbuloi përmes rrjeteve sociale se ku ndodheshin

Angela Martini dhe bashkëshorti i saj,

Bashkëshorti i modeles, Angle Martini është arrestuar të dielën nga policia greke, transmeton SHQIP.

Arrestimi i tij ka ndodhur pasi që Angela ka postuar në rrjetet sociale gabimisht vendndodhjen  e tyre, shkruan mediumi rumun Stirile Pro TV.

Rumuni, Dragos Savulescu ishte dënuar përfundimisht me pesë vjet e gjysmë burg për krime ekonomike.

“Ai ishte atje me pushime, kur partnerja e tij e jetës, një modele zvicerane me origjinë shqiptare, ndjeu nevojën për të publikuar fotografi të ndryshme në rrjetet sociale”, shkruan tutje mediumi rumun.

Modelja me origjinë nga Shkodra, Martini mburrej në rrjetet sociale dhe kështu dha të dhëna për punonjësit e policisë duke treguar ku ajo është.

“Si është jeta?” E përsosur! ”, kishte shkruar Angela në mbishkrimin e një prej fotografive në Instagram, thekson kjo media.

Biznesmeni, Săvulescu u martua me Angela Martini në dhjetor të vitit 2017.

Ish Miss Universe Albania në 2010, Angela është gruaja e dytë e Dragoș./SHQIP.com