Rozë

Pas ndarjes nga Keith, Adriana Matoshi shijon jetën e natës

Adriana Matoshi dhe Keith

Aktorja dhe deputetja kosovare, Adriana Matoshi jo rrallë zë ballinat e faqeve rozë.

Ajo është një nga personazhet më të përfolura, e sidomos dy vitet e fundit kur zyrtarizoi lidhjen me futbollistin afrikano- belg Keith Groeneveld.

Por lidhja e tyre ka marrë fund, gjë që e kanë konfirmuar edhe vet dyshja.

“Është e vërtetë. Nuk i kam lexuar të gjitha raportimet apo artikujt për ndarjesn sepse shumica prej tyre duan vetëm senzacionin. Çfarë mund të them unë për ndarjen? Kemi arsyet tona që na dërguan në vendimin që ndarja ishte gjëja më e duhur për ta bërë”, kishte thënë Keith ditë më parë.

Në anën tjetër, Adriana po shfaqet në top formë, madje ajo i është rikthyer edhe jetës së natës.

Në postimet e saj të fundit, Adriana shihet duke u argëtuar me miqtë e saj në një klub nate në vendlindjen e saj, në qytetin e Gjilanit.

Deputetja dhe aktorja është nënë e katër fëmijëve, të cilët i ka nga martesa e saj e parë me biznismenin Albert Sylejmanin./Shqip.com