Cardi B ‘zhduket’ papritur nga rrjetet sociale
Cardi B ka marrë një vendim të papritur.
Këngëtarja me famë botërore ka habitur të gjithë fansat me veprimin e saj të fundit duke u ‘zhdukur’ nga rrjetet sociale.
Cardi B ka çaktivizuar llogarinë e saj private në ‘twiter’ e ngjashëm ka vepruar edhe me atë në ‘instagram’.
Pas këtij veprimit fansat nuk kanë se ku ta përcjellin përditshmërinë dhe aktivitetin e Cardit.
Gjatë ceremonisë së Grammy, reperja pati një diskutim të fortë me një numër ndjekësish të saj në Twitter, të cilët ishin të zhgënjyer që idhulli i tyre zgjodhi të mos merrte pjesë në shfaqjen e çmimeve, pavarësisht se u nominua për performancën më të mirë rep për këngën e saj të vitit 2021 “Up”.

“Unë nuk do të shkoj në ‘Grammy’ nëse nuk kam një këngë të re për të interpretuar ose albumi im nuk do të dalë … Vitin e ardhshëm,” shkroi ajo në Twitter.
Siç duket Cardi B është mërzitur nga fansat të cilët nuk e pranuan arsyetimin e saj dhe kjo ka shpier në marrjen e vendimit të ‘zhdukjes’ nga rrjetet sociale./Shqip.com