Rock thyen heshtjen, flet për herë të parë pas incidentit me Smith
Publikuar:
(31.03.2022 16:47:41)

Komediani i njohur Chris Rock, ka thyer heshtjen në lidhje me incidentin e ndodhur në mbrëmjen e Oscars, pasi Smith e goditi atë.
Duke folur për incidentin për herë të parë Chris u tha fansave se ai ende po përpunon atë që ndodhi.
“Unë jam ende duke e përpunuar atë që ndodhi, kështu që në një moment do të flas për këtë,” tha ai.
“Dhe do të jetë serioze dhe qesharake”.
Pas incidentit Will Smith, kishte kërkuar falje publike për Rock dhe për Akademinë.
Ndërkaq, Oscars ka bërë të ditur se dënon çdo lloj forme të abuzimit, dhe se incidenti i Smith, do të shqyrtohet në mënyrë zyrtare.