Rozë Ndërkombëtar

Hadid tregon për ndërhyrjet estetike kur ishte 14 vjeç, ndjekësit kritikojnë nënën e saj

Modelja e njohur 25 vjeçare Bella Hadid, ka ndarë disa detaje të jetës së saj private në një intervistë të Vogue.

Ndër to, Hadid, ka treguar se ka kryer ndërhyrje estetike në hundë, kur ishte vetëm 14 vjeç dhe se tani është penduar.

Ndërkaq, ajo i ka mohuar prej vitesh aludimet për ndërhyrje, por kësaj radhe ajo u shpreh e penduar.

“Do doja të kisha mbajtur hundën e paraardhësve të mi”, ka thënë ajo.

Tutje, pas deklaratës së saj, ndjekësit e kritikuan si atë për ndërhyrje ashtu edhe nënën e saj.

Shumica e komentuesve reaguan për “pa përgjegjësinë” e nënës së saj.

“Mendoj se një prind i mirë nuk do e lejonte fëmijën 14 vjeç të bëjë ndërhyrje estetike, duke marrë parasysh efektet”, thuhet në njërin prej komenteve.

“Turp për prindërit që e kanë lejuar këtë gjë!”