Rozë Ndërkombëtar

44 ditë pas kurorëzimit, aktorja e njohur turke i jep fund martesës

Vetëm 44 ditë pasi u martuan, Merve Bologur dhe Mert Aydin i dhanë fund martesës duke u futur kështu në listën e çifteve të famshme që u zgjati më së paku martesa.

Dyshja u martuan më 2 tetor ndërsa lajmin për ndarje e ka bërë të ditur vet aktorja përmes rrjeteve sociale: “Nuk funksionoi, faleminderit… Kjo është jeta… Fat të mirë për Mert. Faleminderit për ditët tona të bukura”, raporton Son Dakika.

Kjo ishte martesa e dytë e aktores pas ndarjes me këngëtarin Murat Dalkëlëç, me të cilin u martua në vitin 2015.

Aktorja ka luajtur në shumë telenovela turke por e njohur për shqiptarët u bë me rolin në “Kuzey Güney”.

/Shqip.com