Lajme

407 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar edhe 407 raste pozitive me COVID-19.

Duke u bazuar në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës, numri i rasteve aktive ka arritur në 1860 qytetarë të infektuar me Coronavirus.

Megjithatë, nga kjo rritje drastike e rasteve pozitive nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes, por janë shëruar 149 qytetarë.

Rritet numri i pacientëve që po trajtohen nga COVID-19 në spitalet e Kosovës, MSH-ja apelon qytetarët që të vaksinohen

Kohëve të fundit është rritur edhe numri i pacientëve në spitalet e Kosovës të cilët trajtohen nga COVID-19.

Andaj MSH-ja para disa ditësh ka apeluar tek qytetarët që të vaksinohen me dozën e radhës të vaksinës kundër COVID-19 për të parandaluar infeksione të reja, forma të rënda të sëmundjes nga COVID-19 dhe vdekjet.

Lexo edhe:

MSH-ja rekomandon gratë shtatzëna që të vaksinohen kundër COVID-19

Ndonëse vaksinimi kundër COVID-19 është duke vazhduar.

IKSHPK-ja ka rekomanduar që të gjithë personat mbi moshën 12 vjeçare të vaksinohen me dozat përforcuese të vaksinave.

Që nga fillimi i pandemisë janë dhënë afër dy milionë doza të vaksinës kundër Coronavirusit.

Sipas MSH-së, procesi i vaksinimit rekomandohet edhe për gratë shtatzëna në mënyrë që të mbrohet nëna edhe foshnja./Shqip.com