Lajme

MSH-ja rekomandon gratë shtatzëna që të vaksinohen kundër COVID-19

Foto e ilustruar

Ministria e Shëndetësisë ka rekomanduar që gratë shtatzënë të vaksinohen në mënyrë që ato dhe fëmijët e tyre të jenë të shëndetshme.

MSH-ja thotë se vaksinat kundër COVID-19 janë të sigurta për gratë shtatzëna.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media nga MSH-ja.

“Vaksinat që i përdor Kosova kundër COVID-19 janë të sigurta dhe rekomandohen për gratë para, gjatë dhe pas shtatzënisë për t’i ndihmuar ato dhe foshnjat e tyre që të jenë të shëndetshme. Antitrupat që nënat i zhvillojnë si përgjigje ndaj këtyre vaksinave jo vetëm që i mbrojnë ato, por gjithashtu kalojnë placentën dhe ndihmojnë në mbrojtjen e foshnjave të tyre nga sëmundjet e rënda në fillim të jetës,” thuhet në njoftimin e MASH-së.

Tutje, MSH-ja njofton se vaksinimi gjatë shtatzënisë ndihmon në mbrojtjen e nënës nga sëmundja e rëndë dhe bartja e asaj sëmundje tek i porsalinduri.

Foto e ilustruar
Lexo edhe:
Rritet numri i rasteve të reja dhe atyre aktive me COVID-19, MSH-ja dhe IKSHPK-ja bëjnë thirrje për kujdes

Kujtojmë se rastet aktive me COVID-19 janë rritur dukshëm në Kosovë.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitiv me coronavirus 177 qytetarë, duke e quar numrin e rasteve aktive në 468 persona.

MSH-ja, ka apeluar tek qytetarët që të vazhdojnë vaksinimin.

Po ashtu, kjo ministri ka thënë se vaksinimi me dozën e tretë kundër COVID-19 mund të bëhet nga të gjithë personat prej 12 vjeç e lartë.

Kurse, IKSHPK-ja ka rekomanduar qytetarët që të bartin maskat në ambiente të mbyllura./Shqip.com