Sport Ndërkombëtar

Pogba i hap derën PSG-së, teksa ankohet për sezonin te United

Francezi, Paul Pogba, ka shprehur zhgënjimin për situatën e tij në “Old Trafford”, ku shpesh i kërkohet të luajë në pozicione të ndryshme.

Ylli i Manchester United po ashtu i ka hapur derën një transferim të mundshëm në Paris Saint-Germain, ndërsa ka shprehur zhgënjimin e tij për situatën e tij Angli.

I pyetur nëse e sheh veten duke u bashkuar me liderët e Ligue 1, PSG një ditë, Pogba i tha Le Figaro :

“Pse jo? Është gjithmonë bukur të luash me shokët e skuadrës në kombëtare dhe klub.”

Pogba shtoi se ka qenë një sezon zhgënjyes për Manchester United.

“Duhet të jeni të sinqertë, pesë sezonet e fundit nuk më kanë kënaqur – në të vërtetë aspak. Ky vit ka vdekur, ne nuk do të fitojmë asgjë. Qoftë me Manchester United apo në një klub tjetër, unë dua të fitoj trofe”.

E ardhmja e Pogba është e paqartë me kontratën e tij që do të skadojë në qershor dhe ende nuk është rënë dakord për një zgjatje.

Pogba ka humbur 14 ndeshje ndërmjet nëntorit dhe shkurtit për shkak të një dëmtimi të rëndë dhe ka arritur të shënojë vetëm një gol në 23 ndeshjet që ka qenë në dispozicion për këtë sezon.

Megjithatë, ai ka dhënë nëntë asistime në Premier League./Shqip.com