Lajme

Zyrtari i përfshirë në audio-incizimet në MINT del me një reagim

Zyrtari i Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Enver Hajrullahu, i cili ishte protagonisti i audio-incizimeve të reja të publikuara nga gazeta “Nacionale”, ka reaguar me anë të një shkrimi në rrjetin social “Facebook”.

Ai ka thënë se përgjimet e publikuara nuk kanë rrjedhur prej tij edhe pse ato incizime janë bërë në hapësirat e MINT, përkatësisht sipas tij në njërën nga zyrat e Departamentit të Financave.

“Dua t’iu njoftoj se këto audio-incizime nuk kanë rrjedhur nga Unë, dhe i njëjti është bërë në hapësirat e MINT përkatësisht në njërën nga zyrat e Departamentit të Financave, duke mos qenë në dijeni që po ndodh një incizim i tillë, dhe Unë nuk jam burim i mediumit në fjalë”, ka shkruar ai.

Tutje, ai tha se ajo bisedë ka ndodhur përafërsisht në fund të korrikut të vitit 2022.

Lexo edhe:
Publikohet një audio-incizim, zbulohen detaje si u orkestrua “Afera e grurit”

/Shqip.com