Lajme

Zyrtarët rusë, të shpallur “non grata”, shihen duke u larguar nga Kosova

Largimi i zyrtarëve rus nga Kosova.

Dy diplomatët rusë, Denis Vengerskii dhe Alexey Kryvosheev janë parë duke u larguar nga Kosova.

Ata u shpallën “non-grata” nga Prishtina zyrtare, pasi përbënin rrezik për sigurinë nacionale të Kosovës.

Fotografitë e largimit të tyre nga Kosova janë publikuar prej Radio Televizionit të Kosovës.

Non Grata

Denis Vengerskii dhe Alexey Kryvosheev

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar nga kryediplomatja Donika Gërvalla që t’i shpallë persona “non grata” dy zyrtarë të Zyrës Ndërlidhëse të Federatës Ruse në Kosovë, njofton Shqip.com.

Kjo kërkesë e Osmanit vjen pasi thotë se aktiviteti i këtyre personave është i dëmshëm dhe ka cenuar sigurinë kombëtare dhe rendin kushtetues të Republikës së Kosovës.

“Këtë javë kam kërkuar nga zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës, Donika Gërvalla-Schëarz, t‘i shpallë persona non grata dy zyrtarë të Zyrës Ndërlidhëse të Federatës Ruse në Kosovë, për shkak të aktivitetit të tyre të dëmshëm, i cili ka cenuar sigurinë kombëtare dhe rendin kushtetues të Republikës së Kosovës”, thuhet në postimin e Presidentes në llogarinë e saj zyrtare në Facebook.

Lexo edhe:
Publikohen masat e reja anti-COVID

Në njoftimin e saj tutje thuhet se Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka nxjerrë vendimin për shpalljen e këtyre dy zyrtarëve rusë, persona të padëshirueshëm dhe në të njëjtën kohën i ka njoftuar institucionet ligjzbatuese dhe autoritetet përkatëse për zbatimin e tij.

“Institucionet e Republikës së Kosovës janë të vendosura në luftën kundër ndikimit malinj të Federatës Ruse dhe satelitëve të saj në rajon, të cilët synojnë rrënimin e arritjeve tona dhe të SHBA-ve, NATO-s, dhe BE-së”.

“Për këtë arsye do të vazhdojmë të bashkëpunojmë ngushtë me aleatët tanë amerikanë dhe evropianë për ta parandaluar tentimin që Kosova dhe rajoni ynë të jenë pre e ambicieve destablizuese të Federatës Ruse”, ka thënë më tej ajo. /Shqip.com