Lajme Botë

Zyrtarët amerikanë dhe kinezë zhvillojnë takime të nivelit të lartë në Pekin

Zyrtarët amerikanë dhe kinezë zhvillojnë takime të nivelit të lartë në Pekin
Zyrtarët amerikanë dhe kinezë zhvillojnë takime të nivelit të lartë në Pekin

Zyrtarët nga Shtetet e Bashkuara, kanë zhvilluar takime me diplomatët kinezë në Pekin, pasi tensionet mes dy vendeve kanë ardhur në rritje.

Lajmi është konfirmuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Përfaqësues nga SHBA ishin Daniel Kritenbrink, ndihmës sekretari amerikan i shtetit për Çështjet e Azisë Lindore e Paqësorit dhe Sarah Beran, drejtore e lartë e Këshillit të Sigurisë Kombëtare për Kinën, ndërsa përfaqësues nga pala kineze ishin zyrtarët kinezë Ma Zhaoxu dhe Yang Tao.

Bisedimet shënojnë vazhdimin e diplomacisë midis dy vendeve, pavarësisht konkurrencës intensifikuar, takime këto që vijnë dy ditë pasi ushtria amerikane akuzoi Kinën për manovra të rrezikshme pranë një anijeje ushtarake amerikane në ngushticën e Tajvanit.

“Të dy palët patën diskutime të sinqerta dhe produktive si pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për të mbajtur linja të hapura komunikimi dhe për të ndërtuar mbi diplomacinë e nivelit të lartë të fundit midis dy vendeve”, tha Departamenti i Shtetit në një deklaratë.

/Shqip.com