Lajme

Zyrtarët amerikanë besojnë se Rusia mbështet fshehurazi Lulzim Bashën – media amerikane kishte raportuar edhe në vitin 2018

Lulzim Basha

SHBA ditë më parë ka thënë se Rusia ka shpenzuar fshehurazi më shumë se 300 milionë dollarë që nga viti 2014 në përpjekje për të ndikuar tek politikanët dhe zyrtarët e tjerë në më shumë se dy duzina vende.

Sipas zyrtarit që foli me median, ky është përfundimi në të cilin arrin një raport i komunitetit amerikan të zbulimit i cili ka analizuar financimet e Rusisë “në mbi 24 vende gjatë viteve të fundit në një përpjekje për të manipuluar demokracitë nga brenda”

Sipas një burimi me njohuri mbi raportin amerikan të zbulimit, Shqipëria është një nga këto vende.

“Në Shqipëri, Rusia i dha rreth gjysmë milioni dollarë Partisë Demokratike në 2017 përmes kompanive fantazëm”, tha burimi i qeverisë amerikane.

Burimi nuk dha hollësi të mëtejshme për rastin e Shqipërisë. Por viti 2017, emri i Partisë Demokratike dhe shifra e përmendur prej 500 mijë dollarësh përkojnë me hetimet që janë hapur në Shqipëri në atë kohë ndaj PD-së bazuar në deklarimet që firma lobuese amerikane ‘Muzin Capitol Partners’ ka raportuar se ka marrë nga PD-ja.

Ish-kryetari i PD-së në Shqipëri, Lulzim Basha.

Tutje gazeta Mother Jones tha se ka raportuar për lidhjet ruse me Partinë Demokratike të SHQIPërisë në vitin 2018.

“Në vitin 2017, Lulzim Basha, në atë kohë kreu i partisë opozitare të qendrës së djathtë të Shqipërisë, kandidonte për kryeministër. Në një vend pro-perëndimor që kërkon anëtarësimin në Bashkimin Evropian, Basha ishte një skeptik relativ, duke kritikuar masat kundër korrupsionit që vendi i goditur nga krimi do të duhej të merrte për t’u anëtarësuar në BE. Ai ishte gjithashtu pro-Trump, duke bërë thirrje “Make Albania Great Again” dhe duke kërkuar akses në administratën e re të SHBA.

Partia e Bashës, Partia Demokratike e Shqipërisë, ose PDSH, punësoi një lobist – një ish-ndihmës i Ted Cruz të quajtur Nick Muzin – për ta ndihmuar atë të përballet me Trump dhe republikanët në Uashington. Muzin mori takimet e Bashës me disa ligjvënës republikan, një intervistë për Breitbart dhe hyrjen në një mbledhje fondesh në qershor 2017, ku Basha bëri një foto me Trumpin që ai e shpërndau shpejt në Shqipëri si dëshmi e aksesit të tij me presidentin amerikan”, thuhet në artikullin e kësaj media.

Tutjëe thuhet se në të njëjtën kohë, Muzin mori një pagesë prej 500,000 dollarësh lidhur me lobimin e tij shqiptar dhe sipas tyre, origjina e atyre parave ishte e errët dhe e diskutueshme.

“Muzin dhe Basha dhanë shpjegime të ndryshme. Por provat sugjeruan se paratë erdhën nëpërmjet Biniatta Trade LP, një kompani guackë e regjistruar në Skoci nga dy kompani të tjera guaskë, të cilat ishin me bazë në Belize. Biniatta, megjithë përpjekjet për të errësuar origjinën e saj, dukej se kishte rrënjë ruse, me lidhje me një sërë kompanish të tjera guaska të kontrolluara nga shtetas rusë, raportuam . Biniatta bëri pagesa në mbështetje të partisë së Bashës në të njëjtën kohë që pati një takim të diskutueshëmme ambasadorin e Rusisë në Shqipëri dhe sinjalizoi se ai ishte më i përshtatshëm për qëllimet antiperëndimore të Rusisë sesa kryeministri aktual që ai po sfidonte”.

 Raporti i Mother Jones tërhoqi vëmendjen në Shqipëri. Kritikët akuzuan Bashën se punon për rusët. Në vitin 2019, prokurorët shqiptarë e akuzuan atë për pastrim parash dhe falsifikim dokumentesh në lidhje me këtë çështje. Çështja më vonë u pezullua në rrethana të errëta.

Basha mohoi të kishte pranuar para ruse. Dhe partia e tij ka këmbëngulur se i ka paguar Muzin vetëm 25,000 dollarë, duke mos ofruar asnjë shpjegim se pse dikush tjetër do t’i paguante një lobisti amerikan qindra mijëra dollarë për të ndihmuar PDSH-në. (Përmes një zëdhënësi, Muzin tha në atë kohë se ai besonte se Biniatta Trade ishte një kompani private në pronësi të mbështetësve të PDSH-së.)

Kryeministri Edi Rama

Tutje, një ish-agjent i nivelit të lartë të FBI-së, i cili ishte i përfshirë në hetimin për kontaktet e fushatës së Trump me Rusinë gjatë zgjedhjeve të vitit 2016, është vënë vetë nën vëzhgimin e prokurorëve federalë për lidhjet e tij me Rusinë dhe qeveritë e tjera të huaja.

Lexo edhe:
Ish-zyrtari i lartë i FBI-së, nën vëzhgimin e prokurorëve federalë për lidhjet e tij me Rusinë, bashkëpunoi edhe me Ramën

Sipas dokumenteve të brendshme të gjykatës të siguruara nga mediumi Insider, avokatët amerikanë mblodhën fshehurazi një juri të madhe që shqyrtoi sjelljen e Charles McGonigal, ish-zyrtar i lartë në FBI.

Dy burime i thanë Insiderit se McGonigal ishte i afërt me Edi Ramën, i cili ka shërbyer si kryeministër i Shqipërisë që nga viti 2013./SHQIP.com