Lajme Botë

Ish-zyrtari i lartë i FBI-së, nën vëzhgimin e prokurorëve federalë për lidhjet e tij me Rusinë, bashkëpunoi edhe me Ramën

Charles McGonigal, ish-kreu i kundërzbulimit të FBI-së

Një ish-agjent i nivelit të lartë të FBI-së, i cili ishte i përfshirë në hetimin për kontaktet e fushatës së Trump me Rusinë gjatë zgjedhjeve të vitit 2016, është vënë vetë nën vëzhgimin e prokurorëve federalë për lidhjet e tij me Rusinë dhe qeveritë e tjera të huaja.

Sipas dokumenteve të brendshme të gjykatës të siguruara nga mediumi Insider, avokatët amerikanë mblodhën fshehurazi një juri të madhe që shqyrtoi sjelljen e Charles McGonigal, ish-zyrtar i lartë në FBI

Lidhur më këtë, Departamenti i Drejtësisë nuk pranoi të komentonte se çfarë po hetonte juria e madhe ose nëse ajo mbeti në vazhdim.

Por në një dëshmi të dhënë thuhet se  qeveria, pjesërisht, po shqyrtonte marrëdhëniet e biznesit të McGonigal me një ndihmës të lartë të Oleg Deripaska, oligarku miliarder rus i cili ishte në qendër të akuzave se Rusia ka bashkëpunuar me fushatën e Trump për ndërhyjnë në zgjedhjet e 2016-ës.

Gjithashtu thuhet se një fletëthirrje e lëshuar gjatë muajti nëntor tregon lidhjen e McGonigal dhe një firme konsulente nën hije të quajtur Spectrum Risk Solutions.

Fletëthirrja e dëshmitarit

Në dosje thuhet gjithashtu se McGonigal ndihmoi në prezantimin e Kobre & Kim, një firmë ligjore në Nju Jork që është e specializuar në përfaqësimin e klientëve që po hetohen me dyshimin për “mashtrim dhe sjellje të pahijshme”

Deripaska u sanksionua nga Departamenti i Thesarit në vitin 2018 për veprimin e agjentit të Kremlinit dhe është akuzuar për urdhërimin e vrasjes së një biznesmeni.

Nuk është e qartë nëse McGonigal është një objektiv i hetimit të jurisë së madhe, apo thjesht një subjekt, aktivitetet e të cilit janë disi të lidhura me të. Dhe nuk ka asgjë në dokumentet e gjykatës apo diku tjetër që të sugjerojë se McGonigal u soll në mënyrë të papërshtatshme gjatë hetimit të FBI-së për fushatën e Trump.

Para daljes në pension të tij në vitin 2018, McGonigal drejtoi hetimin e WikiLeaks ndaj Chelsea Manning, arrestoi këshilltaren e sigurisë kombëtare të Bill Clinton, Sandy Berger për heqjen e materialeve të klasifikuara nga një dhomë leximi e Arkivit Kombëtar dhe drejtoi kërkimin për një nishan kinez brenda CIA-s.

Në vitin 2016, kur u shfaqën raporte se Rusia kishte hakuar sistemin e postës elektronike të Komitetit Kombëtar Demokratik, McGonigal po shërbente si shef i seksionit të krimeve kibernetike në selinë e FBI-së në Uashington.

Sipas thirrjes së dëshmitarit, prokurorët po shqyrtojnë gjithashtu nëse McGonigal ka lidhje me qeverinë e Bosnjë dhe Hercegovinës, si dhe ndonjë “pagesë apo dhuratë” që i është dhënë nga qeveritë e Kosovës, Malit të Zi dhe Shqipërisë.

Dy burime i thanë Insiderit se McGonigal ishte i afërt me Edi Ramën, i cili ka shërbyer si kryeministër i Shqipërisë që nga viti 2013.

Kryeministri Edi Rama

Sipas një emaili të rishikuar McGonigal përdori llogarinë e tij zyrtare të emailit të FBI-së për të tentuar të organizonte një takim mes Ramës dhe një amerikani ,firma që kryeministri po mendonte të punësonte për një nismë kundër korrupsionit. Në fund, FBI nuk i dha miratimin McGonigal për takimin dhe ai nuk u zhvillua kurrë.

Një përfaqësues i Ramës tha se marrëdhënia e kryeministrit me McGonigal ishte “një marrëdhënie miqësore tërësisht private pa interes publik.

“Ne nuk kemi asnjë ide për ndonjë juri të madhe dhe asnjë autoritet amerikan nuk na ka kontaktuar ndonjëherë për këtë. Nuk ka pasur kurrë takime me firma. dhuratat, pagesat, rimbursimet e udhëtimit përpara ose pasi zoti McGonigal të largohej nga puna” tha përfaqësuesi i Edi Ramës.

Profili i McGonigal në LinkedIn thotë se ai është nënkryetari i lartë i “sigurisë globale dhe sigurisë së jetës” në Brookfield Properties, një kompani shumë miliarda dollarëshe e pasurive të paluajtshme në Nju Jork. Por ky informacion, me sa duket, është i pa saktë./Shqip.com