Sport Ndërkombëtar

Zyrtare: Valencia e shkarkon trajnerin Gennaro Gattuso

Trajneri italian Gennaro Gattuso, është shkruar nga pozita e trajnerit te skuadra e Valencias.

Lajmi konfirmohet zyrtarisht nga klubi spanjoll përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”.

Gattuso e mori drejtimin e Valencias në fillim të këtij sezoni, por nuk ia doli të regjistronte rezultate pozitive.

45-vjeçari e drejtoi skuadrën në 22 ndeshje në total në të gjitha garat, teksa regjistroi shtatë fitore, pesë barazime dhe dhjetë humbje.

Valencia në La Liga renditet në pozitën e 14-të me 20 pikë të grumbulluara pas 18 ndeshjeve.

/Shqip.com