Sport Shqiptar

Zyrtare: Talenti shqiptar Endri Zenelaj nënshkruan me klubin e Serie A

Endri Zenelaj është prezantuar si futbollisti më i ri i Empolit.

Mesfushori 19-vjeçar, mbylli aventurën e tij të shkurtër me skuadrën e Fidelis Andria, shkruan Shqip.com.

Shqiptari do të bashkohet me skuadrën e të rinjve të Empolit këtë sezon teksa është gati për të treguar aftësitë e tij në këtë aventurë të re.

Zenelaj është zhvilluar si futbollist te Ascoli, Sassuolo dhe Genoa.

/Shqip.com