Sport Shqiptar

Zyrtare: Reprezentuesi i Kosovës U17, Amar Demolli nënshkruan për FC Prishtinën

FC Prishtina ka nënshkruar kontratë me futbollistin e talentuar, Amar Demolli.

16-vjeçari është produkt i Shkollës së Futbollit “Kurda”, që njihet si “çerdhe” e talenteve, shkollë e cila drejtohet nga zbuluesi i madh i futbollisteve të talentuar, Mehmet Kurda. 

Talenti prishtinas është edhe reprezentues i Kosovës U-17, Përfaqësuese me të cilën ka luajtur edhe në kualifikimet e fundit për Kampionatin Evropian.

Demolli të hënën nën shoqërinë e babait të tij, Nuredinit dhe trajnerit Mehmet Kurda, ka firmosur kontratë me klubin kryeqytatas.

Amari u prezantua në klub nga drejtori sportiv Driton Krasniqi.

Pas nënshkrimit të kontratës, Amari tashmë si futbollist i Prishtinës i pa nga afër ambientet e stadiumit “Fadil Vokrri” derisa pozoi me fanellën e prishtinasve edhe në fushën e gjelbër.

Ai e ka dhënë edhe një intervistë për faqen zyrtare të prishtinas.

“Është privilegj shumë i madh që të jem pjesë e Prishtinës. Jam shumë i lumtur dhe premtoj se do ta jap maksimumin tim në fanellën bardhekaltër”, deklaroi Amar Demolli pwr faqen zyrtare tw klubit, përcjell Shqip.com.

“Do ta bëj më të mirën time në stërvitje në mënyrë që të zë vend edhe në përbërje. Me punë mund të arrihet çdo gjë. Tifozëve ju premtoj se do t’i bëj të lumtur me paraqitjet e mia. Shpresoj se me rezultatet tona do të kënaqen pas çdo sfide”, shtoi Amar Demolli.

/Shqip.com