Zyrtare: Real Madrid nënshkruan me këtë futbollist
Publikuar:
(19.06.2023 13:12:26)

Real Madridi ka njoftuar se ka nënshkruar me sulmuesin e Espanyolit, Joselu.
Joselu i bashkohet Real Madridit në formën e huazimit, me një opsion blerjeje.
Spanjolli ishte edhe më parë pjesë e klubit madrilien, kur debutoi në vitin 2011.
Joselu së fundmi e fitoi Ligën e Kombeve me Spanjën, pasi mposhtën Kroacinë të dielën mbrëma në penallti.
Ai do të prezantohet nesër në konferencë si lojtar i ri i Realit.

/Shqip.com