Zyrtare: Ismet Munishi largohet nga FC Prishtina
Publikuar:
(13.03.2023 11:28:54)

Klubi i Futbollit “Prishtina” ka shkarkuar nga pozita e trajnerit, Ismet Munishin.
Vendimi është marrë nga bordi i klubit me arsyetimin e mos arritjes së rezultateve të dëshiruara.
“Bordi i FC Prishtinës ka vendosur që ta ndërpresë bashkëpunimin me trajnerin Ismet Munishi.. Një vendim i tillë ka ardhur për shkak të mos arritjes së rezultateve të dëshiruara në ndeshjet e fundit”, thuhet nw njoftimin e klubit.
Kurse, drejtimin e këtij klubi do ta marrë aktualisht Debatik Curri.
“Skuadrën aktualisht do ta drejtojë trajneri Debatik Curri dhe ndihmësit e tjerë deri në një vendim të ri”.
Shkarkimin e Ismet Munishit erdhi një ditë pas humbjes së Prishtinës nga Malisheva në kampionat.
/Shqip.com