Sport Ndërkombëtar

Zyrtare: Pirlo emërohet trajner i Sampdorias

Legjenda e futbollit italian, Andrea Pirlo, është zyrtarizuar si trajner i Sampdorias.

Në njoftimin e klubit të Serie B bëhet e ditur se 44-vjeçari ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me skuadrën e tij të re.

“UC Sampdoria njofton se ia ka besuar Andrea Pirlos rolin e trajnerit në krye të ekipit të parë deri më 30 qershor 2025”, thuhet në njoftim.

Mjeshtri i dikurshëm i mesfushës, së fundmi e ka drejtuar ekipin turk, Fatih Karagumruk, nga ku u shkarkua tri ndeshje pa përfunduar sezoni.

Karrierën si trajner, Pirlo e filloi te Juventusi në vitin 2020, fillimisht duke drejtuar ekipin U-23 dhe pastaj në sezonin 2020/2021 mori drejtimin e skuadrës së parë.

/Shqip.com