Sport Shqiptar

Zyrtare: Pas FC Prishtinës, edhe klubi i tjetër kosovar mbetet pa trajner

“Timonieri” Arsim Gojani dhe pjesa e tjetër e shtabit teknik në skuadrën e Vëllaznimit kanë dhënë dorëheqje.

Lajmin e ka konfirmuar vet skuadra kuqezi, shkruan Shqip.com.

“Pas rezultateve negative të katër xhirove të para, kryetrajneri Arsim Gojani dhe shtabi teknik kanë ofruar dorëheqje të parevokueshme. Pas ndeshjes së sotme është mbajtur mbledhja e bordit drejtues të klubit, ku është miratuar dorëheqja e shtabit teknik dhe falënderojmë kryetrajnerin Gojani dhe shtabin teknik për kontributin e dhënë dhe angazhimin tyre të palodhshëm gjatë këtyre tre muajve”, thuhet në njoftimin e klubit gjakovar.

Skuadra e Vëllaznimit renditet në vendin e fundit në Ligën e Parë, grupi A.

/Shqip.com