Sport Ndërkombëtar

Zyrtare: Olympique Marseille e transferon futbollistin e Atalantës

Olympique Marseille ka njoftuar për transferimin e Ruslan Malinovskyi në formë huazimi me opsion për ta blerë nga Atalanta.

Skuadra e Ligue 1 ka konfirmuar marrëveshjen me një video të shpërndarë në rrjetet e tyre sociale, e cila tregon ish-mesfushorin e Atalantas duke thënë ‘Allez OM’.

29-vjeçari ishte lidhur me një lëvizje te Tottenham, por Marseille ishte e shpejtë në finalizimin e marrëveshjes me Atalantan, transmeton Klankosova.tv.

Malinovskyi shënoi një gol dhe dy asistime në 15 paraqitje në Serie A këtë sezon.

Sipas Fabrizio Romano, skuadra e Ligue 1 mund ta bëjë të përhershëm transferimin e Malinovskyit në verë për 10 milionë euro plus 3 milionë euro bonuse.

Ukrainasi iu bashkua Atalantas nga Genk për 13 milionë euro në 2019 dhe shënoi 30 gola në 143 paraqitje nën drejtimin e Gian Piero Gasperini.

/Shqip.com