Sport Ndërkombëtar

Zyrtare: Muriqi transferohet te Mallorca

Sulmuesi i përfaqësues së Kosovës, Vedat Muriqi është transferuar te skuadra spanjolle Mallorca.

Lajmin e ka konfirmuar Lazio, pasi që sulmuesi nuk arriti të tregojë formën e tij më të mirë në Itali.

“SS Lazio njofton se i ka kaluar përfundimisht të drejtën e kartonit sportiv të futbollistit, Muriqi Vedat klubit spanjoll RCD Mallorca”, thuhet në njoftim.

Detajet e këtij transferimi nuk janë bërë publike nga Lazio, derisa lojtari pritet gjatë orëve të ardhshme të prezantohet te Mallorca.

Muriqi, u huazua te Mallorca në gjysmën e dytë të sezonit të kaluar në La Liga dhe ndihmoi Mallorcën të qëndronte në elitë ku në 16 ndeshje shënoi pesë gola e dhuroi tri asistime.

Derisa kosovari me Lazion në 49 ndeshje pati vetëm dy gola dhe dy asistime./Shqip.com