Sport Ndërkombëtar

Zyrtare: Marcel Sabitzer lojtari më i ri i Bayern Munchen

Marcel Sabitzer gjatë prezantimit te Bayern Munchen

Bayern Munchen ka bërë goditjen e shumëpritur në orët e fundit të merkatos verore.

Klubi bavarez u përforcua me mesfushorin e RB Leipzig, Marcel Sabitzer.

Futbollisti i përfaqësueses austriake ka nënshkruar kontratë katër-vjeçare me kampionët në fuqi të Bundesligës, e cila do ta mbajë atë në skuadrës së paku deri në qershor të vitit 2025.

Leipzigu e kishte blerë austriakun shtatë vite më parë nga Rapidi i Vienës, dhe na ky transferim përfiton 15 milionë euro.

Drejtori i bavarezëve, Oliver Kahn ka vlerësuar lartë lojtarin e sapo transferuar te Bayerni.

“Marcel Sabitzer ka gjithçka që i duhet një lojtari për të qenë pjesë e Bayernit”, ka deklaruar Kahn.

“Ai nuk do të ketë nevojë për shumë kohë për t’u ambientuar, sepse është shumë i njohur me filozofinë e trajnerit tonë, Julian Negelsmann”.

Ndërsa, Sabitzer është shprehur i lumtur që i është bashkuar kampionëve të Gjermanisë.

“Jam shumë i lumtur që do të luaj për Bayernin”, tha Marcel Sabitzer pas mbylljes së marrëveshjes.

“Edhe kur isha fëmiijë, isha shumë krenar për fanellën e Bayernit dhe në çdo Krishlindje merrja një të re. do të jap gjithçka për këtë klub, dua të fitoj sa më shumë ndeshje dhe sigurisht shumë trofe”, ka përfunduar ai.

Sabitzer pati rritje të ndjeshme sa ishte pjesë e Leipzig, skuadër më të cilën numëron 145 ndeshje në Bundesligë, duke shënuar 32 gola./Shqip.com