Zyrtare: Kounde pjesë e skuadrës për përballjen me Real Valladolidin

Kanë kaluar dy xhiro të La Ligës, por Jules Kounde nuk ishte i regjistruar fare në ekipin e Barcelonës.
Ama, kësaj historie të hidhur për francezin – po i vjen fundi.
Barcelona ka publikuar skuadrën për ndeshjen me Real Valladolidin, e pjesë e 24 futbollistëve është edhe qendërmbrojtësi francez.
Barcelona rikthehet në Camp Nou sonte, këtë herë përballë Real Valladolid për javën e tretë në La Liga.
Ata po vijnë nga një fitore 1-4 kundër Real Sociedad, të kryesuar nga një paraqitje e shkëlqyer në pjesën e dytë.
Përpara përballjes me Valladolid, pika më e madhe e bisedës është regjistrimi i Jules Kounde.
𝐒𝐐𝐔𝐀𝐃 𝐋𝐈𝐒𝐓 🔵🔴 pic.twitter.com/K6YWNTs2VL
— FC Barcelona (@FCBarcelona) August 28, 2022
Francezi më në fund është regjistruar në La Liga, dhe është gjithashtu pjesë e listës së skuadrës për ndeshjen e shpallur pikërisht tani.
Sergino Dest dhe Martin Braithwaite mungojnë ende në listën e skuadrës, me këtë të fundit që i është kërkuar të gjejë një ekip të ri tre muaj më parë.
Sergio Busquets është rikthyer në skuadër pasi vuajti pezullimin për të verdhën e dyfishtë që mori në ndeshjen e parë.
Ndeshja zhvillohet me fillim nga ora 19:30./Shqip.com