Sport Shqiptar

Zyrtare: Konfirmohet lajmi i Shqip.com, Benjamin Agyare i bashkohet Dritës

Mbrojtësi Benjamin Agyare është rikthyer te Drita pas huazimit katërmujor te Drenica, shkruan Shqip.com.

Lajmin e ka bërë të ditur faqja zyrtare e klubit gjilanas në rrjetet sociale.

“Benjamin Agyare rikthehet tek klubi ynë pas nje huazimi katër mujor te Drenica. Agyare kishte nënshkruar me ne në verën e vitit kaluar deri me 30.06.2025 dhe më pas u huazua tek Drenica për të debutuar në shperligën e Kosovës”, thuhet në njoftimin e klubit.

Lajmi se Agyare do t’i bashkohet Dritës, ishte konfirmuar javë më parë edhe nga Shqip.com.

Lexo edhe:
Futbollisti i Drenicës pritet që t’i bashkohet Dritës

Agyare te Drenica ka zhvilluar 13 ndeshje.

Ndryshe, tre herë kampionët e vendit një ditë më parë zyrtarizuan edhe Arsim Thaqin kryetrajner të skuadrës pas largimit të Ardian Nuhiut.

/Shqip.com