Sport Shqiptar

Futbollisti i Drenicës pritet që t’i bashkohet Dritës

Futbollisti nga Gana, Benjamin Agyare, në këtë sezon po shkëlqen në fanellën e Drenicës në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll.

Shqip.com mëson se 28-vjeçari pas përfundimit të stinorit vjeshtor do t’i bashkohet skuadrës së Dritës nga Gjilani.

Ai në këtë edicion është paraqitur në 12-të ndeshje duke asistuar edhe në një gol.

Agyare në këtë verë u transferua te Drita, ekip që më pas e huazoi te Drenica.

Afrikani para se të vinte në Kosovë ka luajtur në Shqipëri te Apolonia e Fierit.

Karrierën profesionale e ka filluar te skuadra ganeze Hearts of Oak.

/Shqip.com