Sport Shqiptar

Zyrtare: Komisioni i Garave vendos për ndeshjen e Kupës së Kosovës, Behari – Ferizaj  

Garë e fortë në Superligën e Kosovës

Komisioni i Garave i Superligës dhe Ligës së Parë në përbërje Abdyl Bellopoja kryetar, Isak Ejupi dhe Agim Kastrati, anëtarë në mbledhjen e mbajtur me datë 21.11.2022, ka diskutuar për ndeshjet e 1/16-të së finales së Kupës së Kosovës për edicionin 2022/2023.

Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve, bazuar në nenin 70 të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, mori këto: “Regjistrohen ndeshjet 1/16 së finales së Kupës së Kosovës me rezultatet e arritur në fushë , me përjashtim të ndeshjeve Prishtina-Vëllaznimi dhe Ferizaj-Behari të cilat  regjistrohen me rezultat zyrtar 3:0 në favor të KF “Prishtina” përkatësisht KF “Behari “, shkruhet në njoftim, përcjell Shqip.com.

Behari nga Vitomirica është ankuar në FFK së futbollisti Edon Sadriu ka luajtur me kartonë në këtë takim.

Behari garon në Ligën e Dytë, kurse Ferizaj në Superligë.

/Shqip.com