Sport Ndërkombëtar

Zyrtare: Klubi spanjoll e shkarkon trajnerin e mirënjohur argjentinas

Trajneri Jorge Sampaoli nuk është më trajner i Sevillas.

Disfata në ditën e fundit të kampionatit ndaj Getafes ishte fatale pwr argjentinasin.

63-vjeçari zëvendësoi Julen Lopeteguin në tetor dhe në 31 ndeshje të luajtura ai fitoi 13, barazoi 6 dhe humbi 12.

Ndërsa është ende në garë në Ligën e Evropës, Sevilla e gjen veten vetëm dy pikë mbi zonën e rënies në La Liga.

Klubi bën të ditur se po punohet për zyrtarizimin e trajnerit të ri që ditën e sotme, në mënyrë që ai të drejtojë stërvitjen sot në orën 18:00.

/Shqip.com