Sport Shqiptar

Zyrtare: Klubi i njohur kosovar mbetet pa kryetar, vjen dorëheqja e papritur

Klubi nga Prizreni A&N e ka pranuar ditën e sotme një lajm aspak të mirë.

Agim Buduri është larguar nga posti i kryetarit të A&N.

Një njoftimin e klubit shkruhet se Buduri është dorëhequr për arsye personale, shkruan Shqip.com.

A&N garat i zhvillon në Ligën e Parë të Kosovës, saktësisht në grupin A.

Prizrenasit renditet në pozitën e tetë tabelore pas 14 javësh dhe me 16 pikë të grumbulluara.

“Kryetari i klubit tonë z.Agim Buduri mes një njoftimi deklaron dorëheqjen e tijë nga pozita e kryetarit për arsyet e tijë personale të cilat ia ka kumtur kryesisë së klubit , një lajm jo i gëzuar kjo pasiqë e dimë kontributin e tijë dhënë klubit e futbollit në përgjithësi, por gjithsesi z.Buduri ka premtuar që do të vazhdoj të jetë një përkrahës dhe një mbështetës si i klubit edhe i futbollit Prizrenas”, shkruhet në njoftimin e klubit prizrenas.

/Shqip.com