Lajme

Zyrtare: Jeffrey Hovenier ambasador i SHBA-së në Kosovë

Jeffrey Hovenier, ambasador i SHBA-së në Prishtinë

Jeffrey Hovenier do të jetë ambasadori i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë.

Këtë informatë, zyrtarisht e ka konfirmuar Senati amerikan.

Hovenier është nominuar nga presidenti amerikan, Joe biden, në korrik të këtij viti – si pasuesi i ambasadorit aktual të SHBA-së në Prishtinë, Philip Kosnett.

Lexo edhe:
I nominuari i SHBA-së për ambasador në Kosovë po cilësohet emërim i përshtatshëm

Hovenier është një diplomat karriere i shërbimit të jashtëm amerikan, i cili ka qenë pjesë e stafit të të dërguarit të posaçëm të Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës.

Lidhjen e ngushtë me Kosovën, Hovenier e kishte konfirmuar në vitin 2018, kur ishte dekoruar me Medaljen Presidenciale Jubilare të Dhjetëvjetorit të Pavarësisë.

“Unë do të jem gjithmonë një mik i Kosovës”, ishte shprehur ai.

Jeffrey Hovenier dhe ish Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi

Në Uashington, diplomati Hovenier, ka shërbyer si Drejtor për Çështjet e Evropës Qendrore dhe Juglindore në Këshillin e Sigurisë Kombëtare dhe në Byronë e Departamentit të Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike me përgjegjësi për NATO-n dhe Çështjet e Evropës Qendrore./SHQIP.com