Sport Ndërkombëtar

Zyrtare: Ish-futbollisti i Skënderbeut, Peter Olayinka transferohet te Crvena Zvezda

Sulmuesi nga Nigeria, Peter Olayinka është zyrtarisht futbollisti më i ri i Crvena Zvezdës.

Olayinka e ka mbyllur aventurën e tij me Slavian e Pragës në Çeki dhe tashmë do të nisë një sfidë të re në futbollin serb me fituesit e Kupës së Kampionëve.

Ish-i i Skënderbeut ka firmosur një kontratë që e mban atë te Crvena Zvezda për tre vite e gjysmë.

Vite më parë Peter Olayinka ka qenë kandidat për ta veshur fanellën e Kombëtares së Shqipërisë.

Olayinka është 27-vjeçar.

Ai i ka regjistruar edhe dy paraqitje me Kombëtaren e Nigerisë.

/Shqip.com